Ndërlidhjet

Obama: Me gjithë mospajtimet, Rusia partnere e besueshme


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, e vlerësoi homologun e tij rus, Dmitri Medvedev, si partner të fortë dhe të besueshëm, pas bisedimeve që dy liderët zhvilluan në Shtëpinë e Bardhë.

Por, duke folur në konferencën e përbashkët për media, Obama vuri në dukje edhe mosmarrëveshjet që ata kanë në disa çështje, si situata në Gjeorgji.

Obama po ashtu bëri të ditur se Shtetet e Bashkuara dhe Rusia kanë rënë dakord për të bashkërënduar ndihmën humanitare në Kirgizi, ku janë zhvilluar përleshje të mëdha ndëretnike, që rezultuan me qindra të vdekur.

Presidenti amerikan njoftoi se dy vendet janë pajtuar për të zgjeruar bashkëpunimin në shërbimet e zbulimit dhe të anti-terrorizmit.

Obama tha se Uashingtoni dhe Moska do të përshpejtojnë dialogun për pranimin e Rusisë në Organizatën Botërore të Tregtisë.

Obama dhe Medvedev gjithashtu bënë publike një sërë marrëveshjesh për biznes.
XS
SM
MD
LG