Ndërlidhjet

Holanda, Japonia, Paraguaji, Sllovakia i vazhdojnë garat


Në Kampionatin Botëror të futbollit, që po mbahet në Afrikën e Jugut, mbrëmë për garat e mëtejshme janë kualifikuar Holanda dhe Japonia (Grupi E) dhe Paraguaji e Sllovakia (Grupi F).

Befasi paraqet moskualifikimi i kampionit botëror, Italisë, e cila në këtë kampionat e mbronte titullin, pasi në Grupin F ajo u plasua në vendin e fundit.

Sot zhvillohen ndeshjet e fundit në grupe.

Në atë G takohen Portugalia – Brazili dhe K. Veriore – Bregu i Fildishtë, ndërsa në grupin H ndeshen Kili – Spanja dhe Zvicra – Hondurasi.
XS
SM
MD
LG