Ndërlidhjet

logo-print

Kanada: Tubim i liderëve botërorë për samitin G-20


Liderët botërorë po arrijnë në Kanada për bisedime ekonomike.

Pritet që Shtetet e Bashkuara do të argumentojnë për vazhdimin e shpenzimeve stimuluese për nxitjen e ripërtritjes ekonomike, megjithqë shumë vende evropiane po i ulin taksat dhe po i zvogëlojnë benefitet për ta luftuar rritjen e deficitit buxhetor.

Poashtu, ka edhe mospajtime në reformat e bankave.

Siguria në Toronto të Kanadasë, për takimin e grupit G-20, i cili hapet nesër, është e përforcuar.

Policia e ka arrestuar një person pas kontrollit të makinës së tij dhe gjetjes së materialeve, që mund të përdoren si armatim.

Sot më vonë gjatë ditës, në Kanada, mbahet edhe takimi i grupit G-8.
XS
SM
MD
LG