Ndërlidhjet

Australi: Kryeministrja e re e siguron Obamën për Afganistan


Kryeminsitrja e re e Australisë, Julia Gillard, tha se në bisedën e saj telefonike e ka siguruar presidentin e Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, se përkushtimi ushtarak i Australisë në Afganistan nuk do të ndryshoj.

Disa vëzhgues kishin spekuluar se zonja Gillard do të mund të kërkonte tërheqje të parakohshme të afro 1550 ushtararëve të Australisë në Afganistan, pasi kjo luftë nuk ka mbështetje të duhur në mesin e banorëve të këtij vendi.

Shtëpia e Bardhë tha se Obama e ka “lavdëruar aleancën speciale ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Australisë”.
XS
SM
MD
LG