Ndërlidhjet

OKB: Tensionet në jug të Kirgizisë mbesin


Zyrtari i lartë i Kombeve të Bashkuara, Oskar Fernandez-Taranko, i tha Këshillit të Sigurimit se tensionet në pjesën jugore të Kirgizisë mbesin.

Ky rajon ishte i përfshirë nga dhuna aktuale, nga e cila janë vrarë qindra persona dhe shumë të tjerë janë detyruar të largohen nga shtëpitëe tyre.


Këshilli i Sigurimit i OKB-së për këtë çështje debatoi me dyer të mbyllura.

Zoti Fernandez-Taranko tha se megjithqë situata në qytetet Osh dhe Xhala-Abad është qetësuar, vazhdojnë shqetësimet për dhunë të re.

Ambasadori rus në OKB, Vitali Çurkin, tha se kriza, në fund të fundit, është çështje e brendshme, të cilën qeveria e Kirgizisë duhet ta zgjidhë.
XS
SM
MD
LG