Ndërlidhjet

Kirgizi: Filluan votimet për referendum


Ushtarët kirgizë kanë hedhur votën e tyre në referendum për kushtetutën e re, që do të shkurtojë pushtetin e presidentit dhe do të krijojë demokracinë e parë parlamentare në Azinë Qendrore.

Qeveria e përkohshme e Kirgizisë tha se referendumi është shumë i rëndësishëm për të rivendosur rendin në pjesën jugore të vendit, ku përleshjet e fundit etnike ndërmjet kirgizëve dhe uzbekëve lanë mbi 250 të vdekur dhe shkaktuan fluks të madh refugjatësh.

Ushtarët votojnë më herët, për të qenë në gjendje gatishmërie kur votuesit e tjerë t’i hedhin votat më 27 qershor.
XS
SM
MD
LG