Ndërlidhjet

Seul: Korea e Veriut të ndalojë “me provokimet ushtarake”


Presidenti i Koresë së Jugut i bëri thirrje Koresë Veriore të ndalojë “me provokimet e pamatura ushtarake”, përderisa shënohet 60-vjetori i fillimit të luftës mes dy Koreve.

Në një ceremoni përkujtimore në Seul, presidenti Lee Myung-Bak tha se synim i Koresë Jugore “nuk është konfrontimi ushtarak, por ribashkimi paqësor”.

Lee po ashtu kërkoi nga Korea Veriore që të kërkojë falje për fundosjen e luftanijes jugkoreane, me ç’rast humbën jetën 46 marinarë.

Pheniani mohon të ketë qenë përgjegjës për fundosjen e saj.
XS
SM
MD
LG