Ndërlidhjet

Vorlik: Beogradi duhet të bashkëpunojë me Prishtinën


Shtetet e Bashkuara nuk presin që Serbia të pranojë pavarësinë e Kosovës, porse bashkëpunimi konstruktiv me Prishtinën është i nevojshëm, ka deklaruar për mediat beogradase ambasadorja amerikane në Serbi, Meri Vorlik.

Ajo ka thënë se SHBA-të nuk e mbështesin ndarjen e Kosovës dhe nuk konsiderojnë se një gjë e tillë është zgjidhje reale.

Vorlik tha se SHBA dhe Serbia, gjithnjë e më shumë, e shohin njëra tjetrën si partnere të domosdoshme dhe se marrëdhëniet mes dy vendeve janë pozitive, të forta dhe produktive.

Ambasadorja amerikane tha se Shtetet e Bashkuara, çdo javë, i japin një milion dollarë ndihma Serbisë, “për të krijuar një vend më proseperues, i cili do të jetë në mënyrë ligjore dhe administrative në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian”.
XS
SM
MD
LG