Ndërlidhjet

Gjykata rumune kundërshton masat e kursimit


Gjykata Kushtetuese e Rumanisë ka thënë se disa pjesë të paketës së kursimit, që është kyçe për marrjen e ndihmës ndërkombëtare, janë antikushtetuese.

Qeveria rumune e qendrës së djathtë ka propozuar shkurtime prej 25% në rroga dhe 15% në pensione, për të ulur deficitin publik dhe për të siguruar këstin e ri të paketës prej 20 miliardë dollarësh, në marrëveshje me Fondin Monetar Ndërkombëtar, Bashkimin Evropian dhe Bankën Botërore.

Gjykata tha se shkurtimet prej 15% në pensione janë kundërkushtetuese.

Paketa e FMN-së është me rëndësi për ekonominë rumune, të goditur nga recesioni.

Qindra qytetarë kanë protestuar sot në Bukuresht kundër masave të kursimit, ndërsa disa kanë tentuar që me forcë të hyjnë në Pallatin Presidencial, porse janë ndaluar nga forcat e rendit.
XS
SM
MD
LG