Ndërlidhjet

Yuan-i kinez shënon tjetër nivel të lartë


Monedha kineze ka shënuar një tjetër nivel të lartë. Banka Qendrore e vendosi nivelin zyrtar të yuan-it në 6.7896 karshi dollarit. Kjo është 0.3 për qind më e lartë, krahasuar me normën e së enjtes.

Kohët e fundit, Pekini është zotuar për më shumë fleksibilitet të monedhës.

Presidenti amerikan, Barak Obama, tha se është shumë herët të thuhet nëse fleksibiliteti më i madh, i premtuar nga ana e Pekinit zyrtar, do të jetë i mjaftueshëm për afat të gjatë.
XS
SM
MD
LG