Ndërlidhjet

Arrestohet nipi i Bakievit për nxitje të trazirave


Forcat e sigurisë në Kirgizi kanë arrestuar nipin e ish-presidentit Kurmanbek Bakiev, i cili akuzohet për rol të rëndësishëm në trazirat e fundit etnike.

Zyrtarë të Ministrisë së Brendshme i thanë Radios Evropa e Lirë se Sanjarbek Bakiev është kapur në malet pranë qytetit Jalal-Abad.

27-vjeçari akuzohet për organizimin e përleshjeve vdekjeprurëse midis kirgizëve etnikë dhe grupeve uzbeke në Jalal-Abad, dy javë më parë.
XS
SM
MD
LG