Ndërlidhjet

logo-print

Presidenti çek pranon dorëheqjen e qeverisë teknike


Presidenti çek, Vaclav Klaus, ka pranuar dorëheqjen e qeverisë teknike, të kryesur nga kryeministri Jan Fisher, për t’i hapur rrugën administratës së re, që pritet të formohet pas zgjedhjeve që u mbajtën më 28 dhe 29 maj.

Klaus kërkoi nga Fisher që të qëndrojë në detyrë derisa të vendoset qeveria e re.

Tri partitë e qendrës së djathtë po zhvillojnë bisedime për formimin e koalicionit qeverisës. Negociatat pritet të përfundojnë kah mesi i korrikut.
XS
SM
MD
LG