Ndërlidhjet

Papandreu: Sulmi në ministri, akt “terrorist”


Kryeministri grek, Jorgos Papandreu, ka dënuar sulmin në ndërtesën e Minsitrisë së Rendit Publik në Athinë, duke e quajtur atë “një akt terrorist”.

“Të gjithë grekët e dënojnë këtë. Në kohën kur njerëzit luftojnë për ta rikthyer vendin në këmbët e veta, për të rritur besueshmërinë, këta frikacakë, këta vrasës që fshihen, duan të prishin paqen, sigurinë dhe imazhin nërkombëtar të vendit tonë. Vrasësit duhet të jenë të vetëdijshëm se do të dështojnë, sepse e gjithë shoqëria është kundër tyre”, tha Papandreu.

Nga shpërthimi i bombës, që ndodhi të enjten mbrëma, humbi jetën një ndihmës i ministrit të Rendit Publik. Përgjegjësinë për sulmin nuk e ka marrë ende askush.
XS
SM
MD
LG