Ndërlidhjet

Rusi, Bjellorusi: Vazhdojnë mosmarrëveshjet rreth gazit


Bjellorusia ka kërcënuar se do të ndërpresë furnizimet me gazin rus në Evropë, nëse Rusia nuk paguan “32 milionë dollarë borxh”, që ka për pagesat e tranzitit.

Agjencia e lajmeve Interfax citoi presidentin bjellorus, Alekdander Lukashenka, të ketë thënë se ndërpreja do të jetë efektive brenda 24 orëve.

Gjiganti rus i gazit "Gazprom" mohon t’i ketë borxh Bjellorusisë.

Mosmarrëvshjet vijnë një ditë pasi Minski rifilloi furnizimet me gaz në vendet fqinje të BE-së, pas një ndërprejeje të pjesshme.

Rreth 20 për qind e gazit rus që eksportohet në Evropë, kalon përmes Bjellorusisë.
XS
SM
MD
LG