Ndërlidhjet

Stalinit i hiqet statuja në vendlindje


Autoritetet kanë hequr statujën e diktatorit sovjetik, Josef Stalin, e cila prej dekadash ishte vendosur në qytetin e tij të lindjes, Gori, në Gjeorgji.

Statuja gjashtëmetërshe është hequr gjatë natës, në një operacion të paparalajmëruar. Mediat gjeorgjiane thanë se policia ka bërë përpjekje t’i ndalojë gazetarët nga filmimi i aksionit.

Presidenti gjeorgjian, Mikheil Sakashvili, u tha gazetarëve në Tbilisi se largimi i statujës është i arsyeshëm.

Zyrtarët lokalë thanë se ajo do të bartet në oborrin e një muzeu kushtuar Stalinit, ndërsa në sheshin krysor do të vendoset një monument i viktimave të konfliktit të vitit 2008, në mes të Gjeorgjisë dhe Rusisë.
XS
SM
MD
LG