Ndërlidhjet

Rusia kundër sanksioneve të BE-së ndaj Iranit


Ambasadori rus në Bashkimin Evropian, Vladimir Çizov, paralajmëroi BE-në që të mos vendosë sanksione kundër Iranit, që do t’u shkaktonin dëm interesave ruse.

Çizov tha se Rusia do të rishikojë bashkëpunimin e saj me BE-në në lidhje me programin bërthamor të Iranit, nëse Unioni vendos sanksione të njëanshme kundër Teheranit dhe në këtë mënyrë dëmton kompanitë ruse që kanë lidhje biznesi me të.

“Sigurisht, nuk do të pranojmë shkeljen e të drejtave dhe të aktiviteteve të ndërmarrjeve ruse në bazë të vendimeve të njëanshme”, ka thënë Çizov në konferencën për gazetarë.

BE-ja ka rënë dakord për vendosjen e sanksioneve kundër Iranit, më të rrepta se ato të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, që u miratuan më 9 qershor.

“Ne nuk i pranojmë sanksionet e reja. Mendojmë se janë krejtësisht të gabuara”, ka thënë ambasadori rus.
XS
SM
MD
LG