Ndërlidhjet

logo-print

Gjykata Evropiane: S’do të duhej lejuar martesat e homoseksualëve


Gjykata Evropiane tha se vendet e Evropës nuk do të duhej të lejojnë martesën e çifteve të gjinisë së njëjtë, edhe pse, sipas saj, ekziston një konsensus në rritje që lidhjet e tilla të njihen me ligj.

Shtatë gjyqatrë të Gjykatës Evropiane kanë hedhur poshtë njëzëri kërkesën e dy austriakëve për t’u martuar, duke thënë se një martesë e tillë nuk është e garantuar me dispozitat e martesës në bazë të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Gjykatësit, megjithatë, kanë thënë se “ekziston një konsensus në rritje” që çiftet homoseksuale të njihen me ligj, porse shtetet duhet të vendosin veç e veç për formën e njohjes së tyre, meqë “martesa ka konotacione të thella shoqërore dhe kulturore, të cilat ndryshojnë nga vendi në vend”.

Në mesin e vendeve të BE-së, ekzistojnë shtetet liberale si Suedia dhe Holanda, dhe ato religjioze dhe konzervative siç është Polonia.

Gjashtë shtete evropiane: Belgjika, Holanda, Suedia, Portugalia, Norvegjia dhe Spanja, kanë legalizuar martesat e homoseksualëve.
XS
SM
MD
LG