Ndërlidhjet

logo-print

Kosovë: Arriti Bamir Topi, samiti fillon


Samiti i presidentëve të Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë dhe Malit të Zi, fillon sot në Prevallë afër Prizrenit, me takime bilaterale, të parapara për sot paradite, ndërsa takimi i përbashkët i të katër presidentëve do të mbahet pasdite.

Mikpritës i samitit është presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu.

Sot në orët e mëngjesit arriti edhe presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi, ndërsa mbrëmë kishin ardhur presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, dhe ai i Malit të Zi, Filip Vujanoviq.

Pas këtij takimi parashihet një konferencë për gazetarë.
XS
SM
MD
LG