Ndërlidhjet

logo-print

Toronto: Liderët e G-8 diskutuan për ripërtritjen ekonomike


Liderët e grupit G-8 janë takuar mbrëmë në një pushimore afër Torontos në Kanada, për të diskutuar se si të mbahet lëvizja e ripërtritjes së ndjeshme ekonomike.

Zyrtarët e Shteteve të Bashkuara thonë se në këtë takim janë pajtuar që qeveritë duhet të fokusohen në dhënien e fondeve për programe stimuluese, ndërsa më vonë të merren me çështjen e financave publike.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, tha se Shtetet e Bashkuara nuk morën pikëpamje kundërshtues për politikën evropiane të reduktimit të deficitit.

Grupi G-8, poashtu, ka premtuar 5 miliardë dollarë për luftimin e sëmundjeve të nënave dhe fëmijëve.

Sot më vonë gjatë ditës, fillon takimi tjetër, ai i grupit G-20, ku përfshihen edhe fuqitë ekonomike në rritje, India, Kina dhe Brazili.
XS
SM
MD
LG