Ndërlidhjet

Kabul: NATO-ja njoftoi për vrasjen e tre ushtarëve të jashtëm


NATO-ja thotë se tre ushtarë të jashtëm janë vrarë sot nga sulmet me bomba të stilit taliban, në pjesën jugore të Afganistanit.

Forca Ndihmëse Ndërkombëtare e Sigurisë, e udhëhequr nga NATO-ja tha se ushtarët ishin vrarë nga dy pajisje të improvizuara eksloduese, në incidente të ndara.

Nuk janë dhënë informacione për kombësinë e ushtarëve të vrarë.

Këtë muaj, në Afganistan janë vrarë 87 ushtarë ndërkombëtarë, që paraqet periudhën më vdekjeprurëse prej fillimit të luftës në vitin 2001.
XS
SM
MD
LG