Ndërlidhjet

logo-print

Toronto: G-8 diskuton për Iranin dhe Korenë Veriore


Liderët e grupit G-8 i vazhdojnë takimet e tyre në një pushimore afër Torontos në Kanada.

Zyrtarët më të lartë të tetë vendeve më të industrializuara të botës do ta ndryshojnë temën e diskutimeve dhe pritet të përqendrohen në Iranin dhe Korenë Veriore, derisa lartë në agjendë të takimit janë çështjet e moszgjerimit atomik dhe çështjet e tjera të sigurisë ndërkombëtare.

Sot, më vonë, liderëve të grupit G-8 u bashkohen edhe ata të fuqive ekonomike në rritje, siç janë India, Kina, Brazili, e të tjerë, në kuadër të samitit të grupit G-20.
XS
SM
MD
LG