Ndërlidhjet

Pastrimi i parave, i pranishëm në Kosovë


Fotografi ilustruese
Fotografi ilustruese

Dukuria e pastrimit të parave në Kosovë është e pranishme, ndërsa përpjekjet për luftimin e kësaj dukurie janë tejet të pamjaftueshme, thonë njohës të çështjeve ekonomike.


Kosova është vend i përshtatshëm për shpëlarje parash sikurse vendet tjera që janë në proces të tranzicionit politik dhe ekonomik, thonë njohës të çështjeve ekonomike.

Pastrimi i parave ka të bëjë me përfitimin e pasurisë nga aktivitetet ilegale dhe përpjekjet që këto përfitime të vendosen në sistemet bankare, në mënyrë që
të fshihet origjina e tyre.
Muhamet Sadiku


Muhamet Sadiku, profesor në Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Prishtinës, thotë se krimi financiar në Kosovë është i pranishëm dhe terreni për shtrirjen e këtij aktiviteti është mjaft i përshtatshëm.

Format më të shpeshta të krimit financiar, sipas Sadikut, janë evazioni fiskal, përfitimet nga kontrabandimi i mallrave dhe përvetësimi i fondeve publike.

“Si shoqërues i të gjitha këtyre fenomeneve, unë vlerësoj se edhe në Kosovë ka ardhur fenomeni i shpëlarjes së parave, që nganjëherë quhet trafikimi financiar”
, thotë Sadiku.

Se kjo dukuri është e pranishme në Kosovë, pohojnë edhe zyrtarë në Policinë e Kosovës. Sabrije Kamberi, zëdhënëse në këtë institucion, thekson se dukuria e pastrimit të parave është e shprehur, por jo në numër shumë të madh.

Policia e Kosovës
“Policia e Kosovës në raste të tilla, pranon informacione nga burime të ndryshme dhe çdo informatë trajtohet në mënyrë të plotë dhe profesionale, dhe nëse gjenden dyshime, fillohen hetime në konsultim me Prokurorinë”.

“Rastet e pastrimit të parave janë raste komplekse dhe si të tilla mund të fillojnë nën dyshimin se janë raste të pastrimit të parave. Por, më vonë dalin se janë raste të përfitimit jo proporcional ose shmangie nga tatimi”
, deklaron Kamberi.


Institucioni kryesor për luftimin e pastrimit të parave në Kosovë është Qendra e Inteligjencës Financiare, qendër kjo që deri para dy javësh ka qenë nën mandatin e EULEXI-it, ndërsa tash kompetencat kanë kaluar në Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave.

Me këtë rast, zyrtarë qeveritarë kishin theksuar se institucionet e Kosovës janë të përgatitura për luftimin e të gjitha veprave që kanë të bëjnë me shpëlarje parash dhe financim të terrorizimit.

Edhe Artan Nimani, profesor në Universitetin e Prishtinës, mendon se bartja e kompetencave nga autoritetet ndërkombëtare tek ato vendore, do të ndikojë më tepër në kontrollimin e parave të dyshimta.
Qeveria dhe kryeministri i Kosovës, nuk kanë pasur informacione se çka është duke ndodhur me paratë e pista, sepse ato i ka pasur EULEX-i dhe ne i dimë se cilat janë të drejtat e rezervuara...


“Qeveria dhe kryeministri i Kosovës, nuk kanë pasur informacione se çka është duke ndodhur me paratë e pista, sepse ato i ka pasur EULEX-i dhe ne i dimë se cilat janë të drejtat e rezervuara”.

“Unë jam i interesuar që, vërtet, të ketë një kontroll financiar të mirëfilltë, që të kemi një sistem bankar të qëndrueshëm. Unë jam shumë i interesuar që në Kosovë të kontrollohen paratë e pista dhe të garantohen paratë e ndershme”,
shprehet Nimani.


Por, pavarësisht kësaj, Muhamet Sadiku, thekson se përpjekjet kundër pastrimit të parave janë të pamjaftueshme.

“Edhe para bartjes së kompetencave të këtij mekanizimi, nuk kemi dëgjuar ndonjëherë që nga ky institucion për Kosovën të publikohen raporte dhe informata lidhur me këtë çështje”
, vlerëson Sadiku.

Në anën tjetër, sipas statistikave të Policisë se Kosovës, në vitin 2009, Njësia e Hetimeve Financiare ka punuar në pesë raste të pavarura, ku kanë qenë të përfshirë rreth 15 të dyshuar.

XS
SM
MD
LG