Ndërlidhjet

Kanada: G-8 e dënon Korenë Veriore, u diskutua edhe Irani


Liderët e grupit G-8 sot e kanë dënuar Korenë Veriore për fundosjen e anijes së Koresë Jugore dhe kanë kërkuar nga Irani, që të bëjë më tepër në respektimin e të drejtave të njeriut.

Në deklaratë, liderët e Shteteve të Bashkuara, Britanisë, Francës, Gjermanisë, Italisë, Kanadasë, Japonisë dhe Rusisë, poashtu, kanë kërkuar nga Irani që të mbajë “dialog transparent” lidhur me programin e dyshuar atomik.

Në deklaratë thuhet se tensionet në Rripin e Gazës janë të “paqëndrueshme”.

Liderët e G-8, gjatë takimit të tyre në Ontario (Kanada), kanë skicuar edhe strategjinë pesëvjeçare për dalje nga Afganistani.

Samiti i grupit më të madh, atij G-20, sesioni kryesor i të cilit mbahet nesër, do të fokusohet në ekonominë globale.
XS
SM
MD
LG