Ndërlidhjet

Bosnje: Vritet polici nga shpërthimi



Një polic e ka humbur jetën, dhe disa persona janë plagosur nga shpërthimi i fuqishëm që ndodhi mëngjesin e sotëm në stacionin policor në qytetin Bugojno, në Bosnjen qendrore.

Shpërthimi ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në ndërtesën e policisë dhe ndërtesat për rreth.

Arsyet e shpërthimit ende nuk dihen, ndërsa mediat lokale raportuan se "mjeti shpërthyes i panjohur kishte fuqi të madhe shkatërruese".
XS
SM
MD
LG