Ndërlidhjet

Disiplina, çelsi i suksesit të Ganës


Gjatë takimit Gana - SHBA

Gjatë takimit Gana - SHBA

Zyrtari i lartë i federatës së futbollit të Ganës tha se kodi i rreptë disiplinor, i cili bëri që mesfushori Sulley Muntari për pak të dërgohet në shtëpi, ka ndihmuar që Yjet e Zinj të jenë garues të fundit nga Afrika në Botërorin 2010.

Muntari, i cili abuzoi me trainerin e Ganës pas barazimit me Australinë, u paraqit vetëm disa minuta në fund të ndeshjes me Shtetet e Bashkuara, të cilën Gana e fitoi 2:1 dhe u plasua në çerekfinale.

Megjithëse Muntari luan në Inter të Milanit, Kampionin e Evropës, Gana nuk do të pranojë sjelljen e pahijshme të asnjë futbollisti.

Kryetari i federatës futbollistike, Kwesi Nyantakyi, tha se "disiplina është puthitur me lojën e mirë".

Nyantakyi tha se nëqoftëse Muntari "sillet keq, përsëri do të hiqet".
XS
SM
MD
LG