Ndërlidhjet

Kirgizia voton Kushtetutën e re



Kirgizia sot voton në referendum për kushtetutën e re nën masa të repta sigurie, vetëm dy javë pas trazirave vdekjeprurëse që e tronditën këtë vend të Azisë Qendrore.

Udhëheqësja e përkohshme, Roza Otunbajeva votoi në qytetin jugor Osh, ku të paktën 275 njerëz e humbën jetën në dhunën ndëretnike.

Referendumi i sotëm do t'i jepte legjitimitet qeverisë së Otunbajevës, e cila erdhi në pushtet pas kryengritjes popullore që rrëzoi ish presidentin Kurmanbek Bakiev.

Kushtetuta e propozuar do t'a reduktojë dukshëm pushtetin e presidentit, dhe do ta bëjë Kirgizinë të parën republikë parlamentare në Azinë Qendrore.

Rezultatet e para pritet të shpallen të hënën në 28 qershor.
XS
SM
MD
LG