Ndërlidhjet

logo-print

Rëndësia e mini-samiteve për integrime


Analistët thonë se mini-samitet rajonale shërbejnë për t’i dhënë mesazhe të rëndësishme Evropës dhe më gjerë, se vendet e rajonit janë të sigurta dhe kanë bashkëpunim të mirë.

Analistët thonë se mini-samitet rajonale shërbejnë për t’i dhënë mesazhe të rëndësishme Evropës dhe më gjerë, se vendet e rajonit janë të sigurta dhe kanë bashkëpunim të mirë.

Mini-samitet e mbajtura në rajon, përfshirë edhe atë të fundit në Kosovë, analistët për çështje politike i shohin si të rëndësishme për stabilitetin e këtyre vendeve.

Ata thonë se samitet e organizuara në Ohër, Vlorë, e së fundi edhe në Prevallë të Prizrenit, rregullojnë dhe forcojnë edhe me shumë raportet ndërfqinjësore.

Mini-samiti i liderëve të katër vendeve të rajonit, i organizuar me ftesë të Prishtinës zyrtare, jep mesazh të mirë për paqësimin e Evropës Juglindore, thotë analisti Ismail Hasani. Sipas tij, ai u hap rrugë takimeve të tjera në të ardhmen, ku mbase, siç thotë ai, do të mund të integrohej edhe Serbia.

Ismail Hasani
“Është një rezultat që tregon pjesërisht për paqësimin e Evropës Juglindore, në kontekst të pjesëmarrjes së shteteve, të cilat mendoj se në Ballkan janë sinonim i një elementi integrues, në kontestet e zhvillimeve të fundit politike”.

“Mendoj se është një hap i mirë në drejtim të zgjerimit të takimeve të ardhshme, të cilat mbase mund ta integrojnë edhe Serbinë si pjesë të këtyre nismave”,
thotë Hasani.

Sipas tij, mini-takimet e tilla sjellin frymën e një gjuhe bashkëpunuese, që është e rëndësishme për gjithë rajonin në përgjithësi.

Mini-takimet e tilla sjellin kultivimin e gjuhës së bashkëpunimit në nivel rajonal dhe tregojnë një shembull që pjesa e Evropës Juglindore kërkon bashëkpunim, kërkon mirëkuptim dhe kërkon integrime në nivel rajonal”, shprehet Hasani.

Analisti tjetër politik, Driton Lajçi, thotë se takimet e tilla shërbejnë për t’i dhënë mesazhe të rëndësishme Evropës dhe më gjerë, se vendet e rajonit janë të sigurta dhe kanë bashkëpunim të mirë.

Driton Lajçi
“Takimet e tilla janë tejet të domosdoshme që Ballkani të mos mbetet një vend, një oazë e trazirave, e krizave, e problemeve, përderisa vendet e Bashkimit Evropian dhe Evropa në përgjithësi është duke i shkrirë kufijtë... Pra, kjo është e rëndësishmja e gjithë kësaj, se kufijtë duhet të zbuten, të shkrihen, të hiqen dhe të ndiqet parimi që janë duke bërë vendet e BE-së”, thotë Lajçi.

Ai thotë se këto takime, përveçse tregojnë që vendet e rajonit kanë arritur bashkëpunimin e duhur për integrim, ndihmojnë edhe për përmirësimin e mëtejmë të raporteve në mes të disa shteteve fqinje.

“Në radhë të parë relaksojnë raportet edhe ashtu jo të mira në mes të maqedonasve dhe malazezve. Në radhë të dytë mundësojnë qarkullimin e lirë të njerëzve, mallrave, pra lehtëtsi që mund të krijohen për bizneset, individët...”, thotë Lajçi.

Vetë liderët e Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë dhe Malit të Zi, në kuadër të mini-samitit të tretë ballkanik, që u mbajt në Prevallë të Prizrenit, kanë shprehur gatishmërinë e tyre për krijimin e një mini-shengeni ballkanik dhe kanë adresuar gatishmëri dhe mesazhe bashkëpunimi.
  • 16x9 Image

    Arton Konushevci

    Arton Konushevci merret me gazetari që nga viti 2001. Në vitin 2007 ka filluar të punojë si korrespondent i Radios Evropa e Lirë. Jeton në Prishtinë, është i martuar dhe ka dy fëmijë.

XS
SM
MD
LG