Ndërlidhjet

Afganistan: Shtohen operacionet, por edhe viktimat



Operacionet e intensifikuara ushtarake qëndrojnë prapa rritjes së numrit të të huajve të vrarë në Afganistan, tha sot NATO-ja duke shpallur viktimat e reja.

Forca ndërkombëtare e ISAF-it tha se tre ushtarë të tjerë janë vrarë, dy ushtarë amerikanë u vranë sot në sulmet e talibanëve, ndërsa një ushtar me kombësi të paidentifikuar e humbi jetën të shtunën nga një shpërthim.

Vdekjet e kanë çuar në 91 numrin e trupave të huaja të vrarë në qershor, i cili është muaji më vdekjeprurës prej fillimit të luftës nga fundi i vitit 2001.

XS
SM
MD
LG