Ndërlidhjet

Pakistan: Sulm ajror amerikan, tre të vrarë



Zyrtarët e Pakistanit thanë se të paktën tre njerëz janë vrarë në një sulm raketor amerikan ndaj një ngrehine të talibanëve.

Sulmi me aeroplan pa pilot ndodhi në Vaziristanin verior, rajon fisnor në kufi me Afganistanin.

Sulmi është i fundit në vazhdën e sulmeve të tilla në Vaziristanin verior, ku ushtarakët pakistanezë janë vënë nën trysninë e Shteteve të Bashkuara që të zhvillojnë ofenzivë ushtarake kundër militantëve.
XS
SM
MD
LG