Ndërlidhjet

Medvedev i shqetësuar nga lajmi i CIA-s për Iranin



Presidenti rus Dimitri Medvedev e quajti “brengosës” paralajmërimin e CIA-s se Irani ka mjaft uranium për të ndërtuar dy bomba bërthamore.

“Informata e tillë është gjithmonë brengosëse, dhe sidomos kur bashkësia ndërkombëtare nuk e njeh për transparent programin bërthamor iranian”, tha presidenti i Rusisë.

Më herët, kreu i CIA-s, Leon Panetta tha se agjencia beson se Irani tash ka mjaft uranium të pasuruar në shkallë të ulët për të prodhuar dy armë bërthamore, nëse e gjen mënyrën për ta pasuruar më tej.
XS
SM
MD
LG