Ndërlidhjet

Çeki: Petr Neças emërohet kryeministër i ri



Udhëheqësi i Demokratëve Civilë, 45 vjeçari Petr Neças, është emëruar kryeministër i ri i Çekisë.

Partia e djathtë e Demokratëve Civilë (ODS) është më e madhja në koalicionin me dy partitë tjera të qendrës së djathtë, TOP 09 dhe ajo e Punëve Publike, që së bashku fituan 118 nga 200 ulëset në parlament.

Social Demokratët fituan më së shumti vota në zgjedhjet e 28-29 majit, por nuk ishin në gjendje të formojnë koalicionin.

Neças është zotuar për reforma finansiare dhe masa kundër korrupcionit.
XS
SM
MD
LG