Ndërlidhjet

logo-print

Afganistan: Vriten tetë civilë


Tetë civilë kanë humbur jetën, në mesin e të cilëve disa gra dhe fëmijë, nga shpërthimi i minës në pjesën qendrore të Afganistanit.

Shpërthimi ndodhi në zonën Andar, në qendër të provincës Gazni, ku talibnaët janë mjaft aktivë.

“Bomba, e cila kishte në shënjestër forcat e sigurisë, ishte vënë nga armiqtë talibanë, porse ajo shpërtheu para kalimit të automjetit të tyre dhe vrau tetë civilë”, i tha agjencisë Frans Pres përfaqësuesi i policisë në Gazni.
XS
SM
MD
LG