Ndërlidhjet

logo-print

Obama: Të fokusohemi në suksesin, jo në datën


Presidenti Barak Obama tha se “ekziston një obsesion i madh” në lidhje me datën e tërheqjes së trupave amerikane nga Afganistani. Por, ai tha se fokus i tij është që të sigurohet se misioni atje është i suksesshëm.

Obama i bëri këto komente në mbyllje të konferencës për shtyp në Samitin e G20-ës.

Ai e mbrojti strategjinë e tij të luftës dhe tha se Shtetet e Bashkuara do t’u ndihmojnë afganëve “për një kohë të gjatë”.

Obama tha se SHBA-të do të ishin më pak të sigurta, po qe se Al-Kaida është ende e vendosur në Afganistan. Ai tha se është “interes jetik kombëtar që Afganistani të mos shfrytëzohet si bazë për sulmet terroriste”.
XS
SM
MD
LG