Ndërlidhjet

FIFA hesht për gabimet e arbitrave



FIFA nuk ka reaguar ndaj dy gabimeve të fundit të arbitrave gjatë ndeshjeve eliminatore të Afrika e Jugut 2010.

Zëdhënësi i FIFA-s tha se nuk mund të komentonte vendimet e arbitrave. Në ndeshjen e së dielës, goli i anuluar i futbollistit të Anglisë Frank Lampard, kishte kaluar vijën e portës, çfarë do të kishte barazuar rezultatin me Gjermaninë në 2 me 2.

Disa orë më vonë në ndeshjen mes Argjentinës e Meksikës, Karlos Tevez, ishte në pozicion jashtë loje kur shënoi golin e parë në këtë ndeshje. Argjentina fitoi 3 me 1 kundër Meksikës.
XS
SM
MD
LG