Ndërlidhjet

logo-print

Turqia godet militantët kurdë në Irak



Aeroplanët ushtarakë turqë kanë sulmuar disa caqe në veri të Irakut, të cilat besohet se janë baza të militantëve kurdë.

Burimet nga Partia Punëtore e Kurdistanit dhe autoritetet lokale kanë konfirmuar sulmet në rajonin e Arbilit, por nuk ka informacione për të vrarë. Turqia në vazhdimësi ka zhvilluar sulme ajrore kundër bazave të militantëve kurdë në veri të Irakut.

Javën e kaluar rebelët kurdë kanë sulmuar dhe vrarë 12 ushtarë turqë gjatë sulmeve brenda territorit të Turqisë.
XS
SM
MD
LG