Ndërlidhjet

PD e PS, ende të ndarë për zgjedhjet e 28 qershorit



Një vit pas zgjedhjeve të 28 qershorit kryeministri i Shqipërisë i ka cilësuar ato si zgjedhjet më të mira të zhvilluara në vend. “Zgjedhjet e 28 qershorit i hapën rrugën vendimeve për integrimin e Shqipërisë”, tha Berisha gjatë mbledhjes së grupit kuvendor të PD-së.

Nga ana tjetër Namik Dokle, një nga drejtuesit e Partisë Socialiste, ka akuzuar shumicën në pushtet se po vazhdon të mohojë transparencën dhe zgjidhjen e krizës politike. “Evropa dhe opozita kërkojnë transparencë dhe zgjidhje, por qeveria hesht”, tha deputeti socialist Dokle.

Zgjedhjet e zhvilluara një vit më parë në Shqipëri u shoqëruan me vendimin e opozitës për të mos marrë pjesë në punimet e Kuvendit, vendim që u zbatua për muaj të tërë nga socialistët. Partia Socialiste kërkon hapjen e kutive të votimit me akuzat se zgjedhjet janë manipuluar.
XS
SM
MD
LG