Ndërlidhjet

logo-print

Serbi: Katër serbë akuzohen për krime lufte në Kroaci



Serbia ka ngritur ndaj katër serbëve të Kroacisë, ish policë, akuzat për përfshirje në krime lufte. Ata akuzohen për vrasjen e pesë civilëve gjatë luftës në Kroaci rreth dy dekada më parë.

Prokuroria serbe për krime lufte përmes një deklarate njofton se Çedo Budisavljeviç, Mirko Malinoviç, Milan Bogunoviç dhe Bogdan Grujiçiç akuzohen për torturimin dhe vrasjen e pesë anëtarëve të një familje kroate, në jugperëndim të Kroacisë në vitin 1991.

Prokuroria ka kërkuar që të akuzuarit të qëndrojnë në paraburgim deri në fillimin e gjykimit.
XS
SM
MD
LG