Ndërlidhjet

Irani shtyn kthimin në bisedime



Teherani është përgatitur t’i kthehet bisedimeve me perëndimin lidhur me programet bërthamore, por jo përpara fundit të gushtit. Deklarata u bë nga presidenti iranian, Mahmud Ahmadinexhad, gjatë një konference për shtyp në Teheran.

Shtyrja e bisedimeve është një mësim për vendet perëndimore se si të bisedojnë me kombet e tjera, tha Ahmadinexhad.

Presidenti iranian hodhi poshtë komentet e shefit të Agjencisë Qëndrore të Zbulimit të Shteteve të Bashkuara, CIA, se Irani ka sasi të mjaftushme uraniumi, i cili po të pasurohet, mund të shërbejë për prodhimin e dy armëve bërthamore.

Presidenti rus, Dimitri Medvedev, e quajti “brengosës” paralajmërimin e CIA-s.
XS
SM
MD
LG