Ndërlidhjet

Vdes kreu i Swatch-it



Nikolas Hajek, kreu i kompanisë zvicërane të prodhimit të orëve, Swatch, është ndarë nga jeta në moshën 82 vjeçare.

Hajek, i njohur si “Zoti Swatch”, njihet si shpëtimtari i industrisë zvicerane të orëve me hapat e marra në vitet ’80-të. Masat e iniciuara prej tij për uljen e kostos shpëtuan industrinë në përballjen me prodhimet e lira të bëra në Azi.

Hajek ka lindur në Liban, derisa i biri i tij tashmë drejton grupin Swatch me qendër në Biel të Zvicrës.
XS
SM
MD
LG