Ndërlidhjet

HRW kritikon Britaninë, Francën dhe Gjermaninë



Britania, Franca dhe Gjermania në luftën kundër terrorizmit përdorin informacione nga shërbimet e huaja të zbulimit, të cilat janë marrë përmes torturës. Ky është përfundimi i raportit të fundit të Human Rights Watch i titulluar “Bashkëpunimi në fushën e zbulimit me vende që praktikojnë torturën”.

Raporti thekson se praktikat e ndjekura nga vendet kryesore të Bashkimit Evropian bien në kundërshtim me udhërrëfyesin kundër torturës së Unionit.

Të njëjtat burime theksojnë se përdorimi i informacioneve të marra në këtë mënyrë vë në pikëpyetje besueshmërinë e BE-së.
XS
SM
MD
LG