Ndërlidhjet

OKB-ja kërkon më shumë informacione nga Kabuli



Kombet e Bashkuara kanë deklaruar se qeveria afgane duhet të japë sa më shpejt informacione shtesë nëse synon heqjen nga lista e zezë të disa prej talibanëve. Lista e zezë e komitetit të OKB-së parasheh ndalimin e udhëtimit dhe ngrirjen e pasurive për personat e përfshirë në të.

Komitetit i Këshillit të Sigurimit, që mbikqyr sanksionet kundër talibanëve dhe Al Kaidës, po rishikon 488 emrat e përfshirë në listën e zezë, ku bëjnë pjesë dhe 17 talibanë.

Rishikimi i listës duhej të përfundonte më 30 qershor, por afati është shtyrë për në 31 korrik.

Në fillim të muajit delegatë afganë në konferencën kombëtare kërkuan heqjen e disa prej emrave të talibanëve, që gjenden në listën e OKB-së.
XS
SM
MD
LG