Ndërlidhjet

Sot, ndeshjet e fundit për në çerekfinale



Sot luhen dy ndeshjet e fundit kualifikuese për në çerekfinalet e kampionatit botëror të futbollit, Afrika e Jugut 2010. Japonia, e vetmja skuadër e mbijetuar nga ekipet aziatike, do të përballet me Paraguajin. Në ndeshjen e dytë do të luajnë dy ekipe evropiane, Spanja dhe Portugalia.

Në ndeshjet e djeshme u kualifikuan Holanda, pas fitores me Sllovakinë, dhe Brazili pas fitores ndaj Kilit. Përveç Holandës dhe Brazilit, ekipet e tjera të kualifikuara për në çerekfinale janë Uruguaji, Gana, Gjermania dhe Argjentina
XS
SM
MD
LG