Ndërlidhjet

Moskë: Akuzat e SHBA-ve, kontradiktore



Informacionet rreth arrestimit të një rrjeti spiunësh rusë në Shtetet e bashkuara janë kontradiktore, deklaroi Ministria e Jashtme e Rusisë. Zëdhënësi i diplomacisë ruse tha se po analizohen akuzat e ngritura nga SHBA-të, derisa sherbimi rus i zbulimit nuk ka dashur të komentojë rreth arrestimeve.

Zyra Federeale e Hetimeve, FBI ka arrestuar 10 persona nën akuzat se kanë qenë agjentë sekretë të shërbimit rus të zbulimit. Qëllimi i të arrestuarve ishte depërtimi në rrethet e politikbërësve amerikanë. Tetë nga të arrestuarit akuzohen dhe për pastrim parash, akuzë që nëse vërtetohet dënohet deri me 20 vite burg.

Lajmi është bërë i ditur nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA-ve.

I akuzuari i njëmbëdhjetë, që i ka bërë pagesat dhjetë të arrestuarve, është në arrati.
XS
SM
MD
LG