Ndërlidhjet

Krerët e futbollit francez para Parlamentit



Traineri i kombëtares franceze Rejmond Domenek dhe ish kreu i Federatës së Futbolit, Zhan-Pjer Eskale, do të paraqiten të mërkurën para Parlamentit për të shpjeguar lojën katastrofike të futbollistëve të Francës në Kupën e Botës në Afrikën e Jugut.

Dy zyrtarët do t'i drejtohen komisionit për Çështje të Kulturës në Asamblenë Kombëtare.

Franca e braktisi turneun pas dy humbjeve, një barazimi dhe grevës së futbollistëve.

Anëtarët e partisë së presidentit Nikolas Sarkozi, (Unioni për Lëvizje Popullore) janë duke kërkuar hetime, ndërsa vetë Sarkozi ka thënë se përgjegjësit për katastrofën duhet të japin llogari.

Kryetari i FIFA-s, Sep Blater megjithate e ka paralajmëruar qeverinë franceze kundër çdo përzierjeje në punët e futbollit.

Blater tha sot në Johanesburg se "statuti i FIFA-s nuk toleron kurrfarë ndërhyrje politike".
XS
SM
MD
LG