Ndërlidhjet

logo-print

MekKristal do të pensionohet


Gjenerali Stenli MekKristal, i cili javën e klauar dha dorëheqje nga funksioni i komandantit të forcave amerikane dhe të NATO-s në Afganistan, ka njoftuar udhëheqjen e forcave të armatosura të SHBA-ve se do të shkojë në pension.

“MekKristal ka njoftuar ushtrinë se ka ndërmend të pensionohet”, ka thënë një zëdhënës i forcave amerikane.

Gjenerali Stenli MekKristal kishte bërë komente kritike lidhur me zyrtarët e lartë të administratës amerikane në revistën Rolling Ston. Një gjë e tillë kishte detyruar presidentin Obama ta lirojë atë nga detyra e komandantit të forcave amerikane dhe të NATO-s në Afganistan.
XS
SM
MD
LG