Ndërlidhjet

Bajden viziton Gjirin e Meksikës


Nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara, Xho Bajden, do të udhëtojë sot për në Gjirin e Meksikës, për të verifikuar përpjekjet për ndaljen e rrjedhjeve të naftës.

Bajden do të vizitojë Nju Orelansin, para se të shkojë në Florida, ku autoritetet kanë mbyllur disa plazhe, për shkak të njollave të naftës.

Erërat e forta, që ka shkaktuar stuhia tropikale Alex, kanë penguar përpjekjet për riparim.

Përfaqësuesi i Rojeve Bregdetare, admirali Thad Allen, tha se deti i trazuar mund t'i shpërndajë edhe më gjerë njollat.
XS
SM
MD
LG