Ndërlidhjet

Liberman: Jo shtet palestinez para vitit 2012



Ministri i Jashtëm i Izraelit, Avigdor Liberman tha se kurrfarë shteti palestinez nuk do të themelohet brenda dy viteve të ardhshme.

Liberman iu referua thirrjes së "Katërshes" për Lindjen e Mesme, Rusisë, SHBA-ve, Bashkimit Evropian dhe Kombeve të Bashkuara, që të arrihet një marrëveshje deri në vitin 2012.

Duke folur pas takimit me ministrin e Jashtëm të Rusisë, Sergei Lavrov në Jerusalem, Liberman i përmendi vështirësitë në negociatat paqësore të ndërmjetësuara nga Shtetet e Bashkuara, si dhe ndasitë ndërmjet palestinezëve.

XS
SM
MD
LG