Ndërlidhjet

Krerët e futbollit francez para Parlamentit

  • RFE /RL

Gjatë takimit Franca-Uruguaji

Gjatë takimit Franca-Uruguaji

Trajneri i kombëtares franceze, Rejmond Domenek, dhe ish-kreu i Federatës së Futbolit, Zhan-Pjer Eskale, do të paraqiten të mërkurën para Parlamentit, për të shpjeguar lojën katastrofike të futbollistëve të Francës, në Kupën e Botës në Afrikën e Jugut. Dy zyrtarët do t'i drejtohen Komisionit për Çështje të Kulturës në Asamblenë Kombëtare.

Franca e braktisi turneun pas dy humbjeve, një barazimi dhe grevës së futbollistëve.

Anëtarët e partisë së presidentit Nikolas Sarkozi (Unioni për Lëvizje Popullore) janë duke kërkuar hetime, ndërsa vetë Sarkozi ka thënë se përgjegjësit për katastrofën duhet të japin llogari.

Kryetari i FIFA-s, Sep Blater, megjithatë e ka paralajmëruar Qeverinë franceze kundër çdo përzierjeje në punët e futbollit.

Blater tha sot në Johanesburg se "statuti i FIFA-s nuk toleron kurrfarë ndërhyrjeje politike".


XS
SM
MD
LG