Ndërlidhjet

Brazili i frikësohet Holandës


Futbollistët e Brazilit
Futbollistët e Brazilit
Pas kualifikimit në çerekfinale, trajneri Dunga dhe futbollistët e Brazilit janë të vetëdijshëm se ballafaqimi me Holandën, do të jetë më i vështirë.

“E dimë se Holanda është kundërshtar i vështirë”, ka deklaruar Dunga dhe ka shtuar se “futbolli holandez është i ngjashëm me atë latino-amerikan”.

I të njëjtit mendim është edhe kapiteni Luçio, i cili thotë: ”Tash do të ballafaqohen dy ekipe tradicionale me futbollistë të mëdhenj”.

Futbollisti tjetër Robinjo thotë se takimi Brazil – Holandë është finale para finales.
XS
SM
MD
LG