Ndërlidhjet

Propozohet takim për Iranin


Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, tha se Rusia, Franca dhe Shtetet e Bashkuara kanë propozuar një takim, të ndërmjetësuar nga OKB-ja, me ekspertë nga të trija vendet dhe nga Irani, për të diskutuar një marrëveshje të mundshme bërthamore për shkëmbimin e karburantit.

Lavrov tha se bisedimet e ndërmjtesuara nga Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore do të mbaheshin me kusht që Irani të ndalojë me pasurimin e uraniumit.

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara, javë më parë, miratoi raundin e ri të sanksioneve kundër Iranit, lidhur me programin e tij bërthamor.

Të hënën, presidenti Mahmud Ahmadinexhad tha se Irani nuk do t’u kthehet bisedimeve bërthamore me gjashtë fuqitë e mëdha – Shtetet e Bashkuara, Britaninë, Francën, Rusinë, Kinën dhe Gjermaninë – deir në fund të gushtit, për të “disiplinuar” kështu Perëndimin rreth vendosjes së sanksioneve.
XS
SM
MD
LG